Në mbledhjen e mbrëmshme të OBRM-PDUKM-së u shqyrtua e gjithë situata në të cilën ndodhet vendi.
“U vlerësua se LSDM-ja dhe BDI-ja kanë pasur kohë të mjaftueshme për të treguar se çfarë munden të bëjnë për ta çuar vendin përpara. Nuk e bënë këtë, përkundrazi shteti mbeti prapa, populli është edhe më i varfër ndërsa krimi është i përditshëm. Për këto arsye, më 18 qershor ne do të organizojmë një protestë të madhe para qeverisë për ndryshimin dhe rënie të kësaj qeverie”, thanë nga OBRM-PDUKM.
“U konstatua se si shtet për shkak të paaftësisë së kësaj qeverie, kaluam një krizë jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore, në të cilën fatkeqësisht reagimi ishte i vonuar dhe joefikas, me një numër të madh të jetëve të humbura njerëzore të qytetarëve tanë. Qeveria nuk ofroi aktivitete dhe masa në kohë për përballimin e krizës energjetike, për të cilën kishte informacione të besueshme se do të ndodhte. LSDM dhe BDI nuk treguan aftësi adekuate për të përballuar krizën ekonomike dhe financiare, të shoqëruar me rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe inflacion të lartë, i cili goditi me intensitet maksimal dhe theu plotësisht standardin e jetesës së qytetarëve dhe rriti kostot operative të kompanive”, thanë nga partia opozitare maqedonase.
Nga OBRM-PDUKM deklaruan se borxhi publik i shtetit vazhdon dhe rritet, ndërsa investime konkrete nuk ka.
“Që nga marrja e detyrës, borxhi publik i vendit është rritur jashtëzakonisht, nga 4.7 miliardë në 2017 në mbi 7.2 miliardë. Asgjë nuk është ndërtuar dhe investimet e huaja janë jashtëzakonisht të ulëta. Kemi një debakël edhe në arenën ndërkombëtare. Diplomacia joefektive dhe e papërgjegjshme nuk i ka përmbushur premtimet e saj për të nisur zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me BE-në”, thanë nga OBRM-PDUKM.
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...