Google ADS

OBRM-PDUKM: Maqedonia nuk duhet të bie në nivelin e Koresë Veriore komuniste

11:27 | 4 Korrik 2017
Arbresh.info

Përmes një kumtese dërguar mediave, OBRM-PDUKM-ja konsideron se Maqedonia është shtet demokratik dhe se askush nuk mund ta kthejë në vitet e 90-ta për të promovuar krimin dhe qeverisjen tranzicionale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, LSDM-ja në mënyrë kriminale zbaton fushatë dhe ngjashëm edhe qeverisë me vendin. Kjo parti e akuzon Zoran Zaevin se ka kërkuar ndërrim të prokurorit publik për të penguar hetime të, siç thonë, financimit të paligjshëm të fushatës së LSDM-së.

OBRM-ja deklaron se Maqedonia nuk guxon të bie në nivelin e shteteve si Koreja Veriore komunikste dhe se duhet të bazohet në parime demokratike për të cilat nuk ka kompromis./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme