Google ADS

OBRM-PDUKM: LSDM e ka futur në borxh Maqedoninë për 500 milion denarë

23:00 | 14 Janar 2020
Arbresh.info

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM nëpërmes një kumtese akuzon LSDM-në se e ka futur në borxh shtetin për 500 milion denarë.

“LSDM e futi në borxhe Maqedoninë dhe qytetarët për 500 milion denarë, vala e nepotizmit ka goditur Velesin, zyrtarët e LSDM-së kanë punësuar familje të tëra, LSDM dhe Oliver Spasovski në panik nga humbja e afërt në zgjedhje, dëshirojnë të bllokojnë institucionet”, thuhet në deklaratë.

Nga atje shtojnë se një fermerë nga Haraçina pret që dy vjet për të marrë subvencionet e merituara. LSDM ka refuzuar ndryshimet në ligjin e mbrojtjes që janë në përputhje me të gjitha procedurat e NATO-s./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme