Google ADS

OBRM-PDUKM kritikon qeverinë për menaxhimin me situatën e coronavirusit në Maqedoni

09:18 | 5 Qershor 2020
Arbresh.info

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “paaftësia e Qeveria tregon 386 të infektuar të rinj në katër ditët e fundit”.

“Në gjithë Ballkanin coronavirusi po shuhet. Në pjesën më të madhe të vendeve thuajse nuk ka të infektuar, por në Maqedoni virusi merr fuqi me 120 raste të reja dje, vetëm për shkak të Qeverisë. Qindra gënjeshtrat e Venkos, Zaevit dhe Spasovskin dolën në pah. A duhet të pranojmë se gjithçka është normale dhe ka 386 të infektuar  dhe 14 të vdekur në vetëm 4 ditë”, thuhet në kumtesën e partisë opozitare maqedonase, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, në Maqedoni tre herë numrat janë më të mëdha me të infektuar dhe të vdekur nga numri i përgjithshëm i vendeve të rajonit dhe se 843 raste aktive dhe 147 të vdekur mund ta bëj vetëm një qeveri i paaftë.

Ata shtojnë se përpjekjet për manipulim të opinionit me numrat, vendosjes e orës policore si dhe përhapja e virusit për aktivitete parazgjedhore flasin se LSDM është parti më joparimore që rrezikon shëndetin e qytetarëve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme