OBRM-PDUKM pret që partitë ta respektojnë afatin ligjor dhe kushtetues dhe më 17 tetor të mbahet rrethi i parë i zgjedhjeve lokale, deklaroi sot deputeti i kësaj partie opozitare, Antonio Milloshoski lidhur me propozimin e kryeministrit Zoran Zaev që zgjedhjet lokale të mbahen më 30 tetor.
“Zgjedhjet lokale nuk caktohen për dëshirë të cilit do politikan, qoftë ai edhe kryeministër. Zgjedhjet lokale mbahen në termin të caktuar saktë sipas Kushtetutës dhe ligjit. Ndërsa termini kushtetues dhe ligjor për zgjedhjet lokale është 17 tetori për rrethin e parë”, theksoi Milloshoski në konferencën e sotme për shtyp.
Ai tha se gjithçka tjetër do të thotë shkelje e Kushtetutës dhe ligjeve, duke shtuar se “zënkat e brendshme partiake dhe mes koalicionit në BDI, LSDM dhe Besa dhe partive më të vogla nuk duhet të jenë problem për shtetin dhe qytetarët” dhe të jenël arsyetim që zgjedhjet të mos mbahen më 17 tetor.
“Gjithçka tjetër do të ishte jokushtetuese dhe mund ta rrezikojë tërë procesin zgjedhor si të paligjshëm dhe në mënyrë të paligjshme t’u zgjatet mandati kryetarëve të komunave dhe këshillave të komunave. OBRM-PDUKM pret të gjitha partitë politike ta respektojnë afatin kushtetues dhe ligjor, e ai është 17 tetori për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni”, theksoi Milloshoski.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist