Zëdhënësi i partisë maqedonase opozitare, Dimçe Arsovski nëpërmjet një konference për shtyp tha se “LSDM nuk është organizatë politike, por organizatë zhvatëse. Kryesia e partisë, duke nisur nga kryetari Zoran Zaev është e përfshirë në krim”.
“Tani shohim se sa thellë në krim kanë ngecur edhe ish-nënkryetarët dhe funksionarët tjerë, për të cilët më herët flisnim se janë të ngulfatur në krim”, tha Arsovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, nën trysninë e opinionit, Ruskovska pas gjashtë muajsh mori guxim të ndërmerr masa kundër Remenskit ndërsa tani ka dyshime se gjatë gjithë kësaj periudhe janë fshehur dëshmitë nga Zaev.
Ai kërkoi dorëheqjen e Remenskit nga posti i deputetit që të mundësohet hetimi të mos ketë ndikim.
“Frosina Remenski ka pozitë të fuqishme dhe mund të ndikojë përmes bashkëshortit të saj i cili disponon informacione të klasifikuara dhe sekrete shtetërore. Tani e pamë se bashkëshorti i Remenskit madje edhe përmes ‘Facebook’ kërcënonte me arrestime”, tha Arsovski.
Sipas tij, ky rast është turp për vendin dhe dëshmi e fortë se e gjithë Maqedonia është peng i krimeve të pushtetit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...