Vladimir Gjorçev nga OBRM-PDUKM thotë se për shkak të dështimit të Zaev dhe Filipçes, Maqedonia është vendi me vdekshmërinë më të madhe me coronavirus.
“Në ditë kemi nga 30 të vdekur, në Maqedoni ka vdekje si asnjëherë më parë. Vetëm në Manastir kemi 165 të vdekur, Ohër 151, Veles 122, Strumicë 119, Gjevgjeli 52, Radovish 40”, tha Gjorçev.
Sipas tij, këto janë numra të tmerrshëm dhe se për këtë shkak duhet të anulohet regjistrimi.
“Duhet të anulohet regjistrimi dhe nuk duhet të ketë klasterë të rinj, të infektuar të rinj dhe vdekje për shkak të dëshirës së Zaevit për regjistrim politik”, tha Gjorçev.
Ai shton se Maqedonisë nuk i duhen 2.400 të vdekur për shkak të marrëveshjes së Zaevit që të ketë regjistrim me çdo kusht./Telegrafi/
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...