OBRM-PDUKM-ja thotë se Filipçes nuk i intereson shëndeti i qytetarëve por vetëm provizionet

09:36 | 10 Maj 2021
V. S.

OBRM-PDUKM-ja edhe një herë ka akuzuar qeverinë për interesimin rreth shëndetit të qytetarëve duke tëhën se kësaj partie nuk i intereson shëndeti i qytetarëve por vetëm provizionet që mund t’i merr nga shitja e blerja e vaksinave dhe ndërtimi i klinikës së re në Shkup.

“Filipçe në vend që të merr provizion ai duhet të mendojë për projektin e ri për qendrën e re klinike dhe për të bërë zgjidhje definitive në lidhje me vaksinat. Qytetarët filluan të vaksinohen disa muaj më vonë nga shtetet tjera evropiane vetëm se ai kishte interes që të merrte 7,8 milion euro nga një kompani fantome në Hong Kong” thonë nga OBRM-PDUKM-ja.

Më herët nga Ministria e Shëndetësisë kanë përgënjeshtruar këto akuza nga opozita, duke i cilësuar si dashakeqe dhe të pa baza. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme