OBRM-PDUKM-ja Marrëveshjen me Greqinë e konsideron si gjenocid modern

10:04 | 20 Qershor 2018
Arbresh.info

Zoran Zaev dhe karteli i tij kriminal me të cilin udhëheq, e pruan Replikën e Maqedonisë në pozicion të varur, theksojnë në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

Gjithashtu thuhet se marrëveshja e kapitullimit që e ka nënshkruan Zoran Zaev është ofendues për të gjithë shtetin.

“E vërteta e parë është se identiteti nuk është ruajtur. Zoran Zaevi e fshiu termin Maqedoni. Kryeministri Alexis Tsipras deklaroi se marrëveshja nuk pranon ekzistencën e nacionalitetit maqedonas, kurse Zaevi nuk e mohoi këtë gjë. Kjo marrëveshje është gjenocid modern. Zoran Zaevi e kufizon gjuhën dhe identitetin, që është në kundërshtim me Konventat ndërkombëtare”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga partia opozitare deklarojnë se Zoran Zaevi i kë nënçmuar institucionet e shtetit dhe ka shkelur Kushtetutën, ligjet dhe procedurat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ratifikimi i marrëveshje në Kuvend pa diskutim në Komisionin për Çështje të Jashtme është në kundërshtim me procedurat dhe paraqet keqpërdorim të flamurit evropian. Zaevi mbrëmë pranoi se marrëveshja parasheh edhe ndryshimin të letërnjoftimeve, pasaportave, ndryshim të gjithë gjithë institucioneve që mbajnë emrin Maqedoni/maqedonase. Marrëveshja e kapitullimit nuk do të sjellë jetë më të mirë në shtet, shteti po fundoset për shkak të pa aftësisë së Qeverisë, kurse gjenocidi modern do të mbahet mend”, deklarojnë nga OBRM-PDUKM-ja, duke theksuar se marrëveshja me Greqinë obligon vetëm Maqedoninë dhe se Maqedonia është pala e humbur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme