Vllatko Gjorçev dhe Ilija Dimovski nuk do të jenë pjesë e listës për deputetë nga radhët e OBRM-PDUKM-së, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.
Gjorçev ka qenë deputet 14 vjet, në pesë mandate. Ai mbrëmë përmes rrjetit social Facebook, njoftoi se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 12 prillit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mirënjohës i madh që kam qenë deputet. Dëshirë për sukses për deputetët e rinj. Të rojë Maqedonia! Të rojë OBRM-PDUKM-ja!”, ka shkruar Gjorçev.
Përveç tij, edhe Ilija Dimovski dhe Daniella Rangellova nuk janë parë në listat e deputetëve, por deri në këto momente nuk ka pasur reagim nga ata.
Emër i ri që do të jetë pjesë e listës për deputetë nga OBRM-PDUKM është ish-gazetari dhe ish-deputeti i LSDM-së Safet Bishevac. Ai është i 9 në njësinë parë zgjedhore, ku bartëse është Gordana Siljanovska.
Në njësinë zgjedhore numër 2 bartës liste do të jetë Vllado Misajllovski, ndërsa e dyta Rashella Mizrahi. Në njësinë e tretë zgjedhore bartës do të jetë Igor Janushev, ndërsa në të katërtën Aleksandar Nikollovski. Në të pestën Igor Durllovski, ndërsa në të gjashtën Dafina Stojanoska.
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...
“Prej që të lash, s’munde me bë as këngën” – Xheneta i thotë...