Nëpërmjet një njoftimit të OBRM-PDUKM-së thuhet se “fundi i gjyqësisë Louis Vuitton” është më 12 prill.
“Më 12 prill përfundon padrejtësia e proceset e porositura nga Zoran dhe Vice Zaev. Shërbyesit e kartelit kriminal të familjes Zaev në Prokurori Publike dhe në gjykatë do të duhet të përgjigjen për keqpërdorimet, zhvatjen e trysninë politike” njoftojnë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, i kotë është marshi dhe tentimi i fundit i Zavit që të bëj trysni shtesë ndaj gjyqësorit.
“Zaev s’mund ta arsyetojë krimin, korrupsionin dhe zhvatjen. Qytetarët nuk duan shtet ku funksionarët do ta gëzojnë mosndëshkimin. Marshi i Zaevit është për amnisti të reja. Për amnistinë e Zoran dhe Vice Zaev, Venko Filipçe, Dragi Rashkovski, Boro Mallboro, Kurto Dudush dhe funksionarë tjerë të pushtetit.”, shprehen nga OBRM-PDUKM duke shtuar se pas 12 prillit do të ketë vendime gjyqësore për të gjitha krimet dhe parregullsitë.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...