Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Gordana Siljanovska Davkova fitoi në 47 komuna në Republikën e Maqedonisë. OBRM-PDUKM është fitues i këtyre zgjedhjeve, është mposhtur koalicioni në pushtet udhëhequr nga LSDM dhe BDI, të cilët kishin mbi 30 parti politike”.
Sipas OBRM-PDUKM-së qytetarët i thanë jo krimit, korrupsionit dhe nepotizmit. Qytetarët votuan për drejtësi dhe drejtshmëri, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Pendarovski humbi për shkak se është i njëjtë sikur Zoran Zaev. Pendarovski nuk ofron asgjë të re për shtetin”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se qytetarët në këto zgjedhje treguan se nuk frikësohen ndaj kërcënimeve dhe trysnive nga pushteti.
Me Pendarovskin, thonë nga kjo parti, Maqedonia fundoset, njëlloj siç është fundosur gjatë dy viteve të kaluara.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve në rrethin e dytë t’i japin goditjen përfundimtare LSDM-së dhe të dalin të mbështesin Siljanovskën. Fitorja e Siljanovskës do të thotë fillimi i fundit të LSDM”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...