Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Zoran Zaevi shpalli gjendje të krizës në gjithë territorin e vendit, ndërsa Venko Filipçe varrosi 39 ditë për një ditë”.
Ata shtojnë se përderisa zgjat gjendja e krizës për 30 ditë, Zaev dhe Filipçe do të mbajnë zgjedhje në Shtip dhe Pllasnicë, ndërsa vetëm në Shtip në 24 orët e fundit ka 32 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Çfarë bënë Filipçe dhe Zaev? Varrosën 1.426 qytetarë që nga fillimi i krizës, në vend të jetës ata përgatisin zgjedhje në gjendje krize, përgatisin thertore corona. Filipçe vendosi Maqedoninë në krye të listës të rajonit për nga numri i vdekjeve. Filipçe vendosi Maqedoninë në vendin e tretë nga 22 vende evropiane për nga përqindja e rasteve të vdekjeve nga numri i të infektuarve”, thonë nga kjo parti.
Sipas tyre, në fundjavën e fundit, në Maqedoni çdo një orë ka humbur jetën një pacient me coronavirus./Telegrafi/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...