Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Filipçe për çdo ditë thyen rekorde. E premte e zezë për Maqedoninë dhe qytetarët me 934 të infektuar. Numri i rasteve aktive tejkaloi 9.000, ndërsa numri i të vdekurve është gati 1.000”.
“Qeveria e Zaevit me paaftësinë e saj bën që pandemia e coronavirusit të jetë më e keqe. Për çdo ditë Maqedonia thyen rekorde me të infektuar dhe të vdekur”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, në shtet virusi po shpërndahet në mënyrë të pakontrolluar dhe se askush nuk jep llogari për grupet e reja me të infektuar.
“Në çerdhe nga shtatori 33 fëmijë kanë rezultuar pozitiv dhe 109 punonjëse. Momentalisht në izolim janë 107 të punësuar dhe 650 fëmijë. Në Shkolla 60 nxënës dhe 160 arsimtarë që janë me prani fizike kanë rezultuar pozitiv me COVID-19”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata propozojnë që të mundësohen testime falas për punonjësit shëndetësor si dhe të lirohen nga puna të sëmurët kronikë dhe të gjitha kategoritë e rrezikuara.
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...