Nga partia opozitare OBRM-PDUKM kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe për shkak të kaosit me epideminë e fruthit.
“Venko Filipçe duhet të jep dorëheqje për shkak të kaosit çka u shkaktua nga epidemia e fruthit dhe vaksinimit. Së pari krijoi panik dhe manipulonte me qytetarët se do të ketë vaksina të mira, ndërsa pastaj me vaksinimin e rrejshëm të mbesës së tij, por edhe skandalin me vaksinat me afat të skaduar”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.
Nga atje thonë se Qeveria është fajtore për kaosin në shëndetësi. Ata akuzojnë se LSDM gjerë sa ishte në opozitë bënte fushatë kundër vaksinimit, me të cilën krijoi kaos dhe frikë tek banorët, ndërsa tani nuk mund t’i mbulojnë dëmet e shkaktuar të cilat vetë i kanë bërë.
Nga atje shtojnë se qytetarët meritojnë shëndet cilësor, ky është obligim i qeverisë dhe kompromis për këtë nuk mund të ketë.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit