Google ADS

OBRM-PDUKM: Ekonomia e Maqedonisë është para kolapsit

12:44 | 9 Mars 2019
Arbresh.info

Nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM nëpërmjet një njoftimi thonë se “për shkak të paaftësisë së pushtetit kriminal, udhëhequr nga i amnistuari Zaev, ekonomia e Maqedonisë tashmë dy vite është në rënie të vazhdueshme”.

“Ekonomia e Maqedonisë është para kolapsit. Për shkak të paaftësisë të këtij pushteti, i udhëhequr nga i amnistuari Zaev, ekonomia e Maqedonisë është rënie të vazhdueshme. Qeveria e Zaev është e interesuar vetëm për tenderë kriminal, grande dhe subvencione që përfundojnë te xhepat e ushtarëve partiak të LSDM-së”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-PDUKM-së, borxhi publik është rritur për 500 milion euro për vetëm dy vite qeverisje të LSDM. Kjo sipas kësaj partie që për dy vite secila familje katër anëtarëshe e futi në borxh për 100 euro. Nga OBRM-PDUKM thonë se realizimi i projekteve kapitale është dobët ndërsa vitin e kaluar realizimi i investimeve kapitale ishte në fund.

Nga OBRM-PDUKM shtojnë se ekonomia e Maqedonisë është e fundit në rajon, ndërsa rritja ekonomike për vitin 2017 dhe 2018 në kohën e qeverisjes së Zaevit në Maqedoni është 2.05%.

“Eksporti në janar shënon rënie prej 1.9% krahasuar me të njëjtin muaj vitin e kaluar. Shqetësuese është rënia prej 12.6% në IT industrinë që ka të bëjë me politikat e Zoran Zaev dhe rritjen e tatimeve ndaj shtetit”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se Zoran Zaev duhet të ikë nëse duam të kemi Maqedoni të fortë ekonomikisht dhe prospektive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme