Filip Gjorgjiev nga OBRM-PDUKM-ja deklaroi se njerëzit me muaj kanë protestuar kundër politikave antishtetërore të Zaevit, nuk janë dhe s’do jenë terrorist pa marrë parasysh vendimet e gjykatës dhe prokurorisë publike që duan që politikisht t’i ndjekin dhe t’i gënjejn ata dhe familjet e tyre.
“Me qindra njerëz çdo ditë kanë protestuar për mbrojtjen e integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Maqedonisë. Edhe sikur të gjithë t’i arrestojnë, Zoran Zaev nuk do të mund të zmbraps ndjenjat patriotike dhe dashurinë për shtetin e tyre. Sikur edhe të gjithë me vendime politike t’i fusin në burg nuk do të mundet të vrasin dashurinë ndaj Maqedonisë. Zoran Zaev dhe LSDM nuk kanë kapacitet ta kuptojnë këtë. Nuk kanë kapicitet sepse Zoran Zaev është person i shantazhuar. Zoran Zaev me patjetër të bëj kompromise në dëm të interesave kombëtare dhe shtetërore që të shpëtojë nga përgjegjësia për krimin e bërë”, tha Gjorgjiev.
Ai shtoi s publiku ka shikuar shumë video inçizime se si Zoran Zaev ka kërkuar ryshfet nga biznismeni.
“Më në fund e pamë edhe para gjykatës, pranimin publik se si Zaev pa turp ka marrë ryshfet nga një euro për vete, një euro për partinë dhe një euro për kishën, në metër katror. Me çfarë kredibiliteti Zoran Zaev mendon që ta udhëheq shtetin më tej? A ka ndonjë kryministër tjetër në Europ për të cilin tregohen dokumentese ka marrë ryshfet? Edhe sa biznesmenëve tjerë nga Strumica u ka kërkuar ryshfet. Zoran Zaev më ska kredibilitet të jetë numri një i shtetit. Asnjë kërcënim asnjë burgosjr dhe asnjë manipulim nuk mundet ta mbulojnë turpin e video inçizimeve që tregohet mënyra se si ai punon”, tha Gjorgjiev.
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...