Google ADS

OBRM-PDUKM dyshon se Zaev është i përfshirë në rastin ‘Haraçi’

10:29 | 24 Gusht 2019
Arbresh.info

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “është qesharake që pas katër muajve të marrjes së të gjithë dëshmive për rastin ‘Haraçi’, Zaev lejoi DHP-në të kontrollojë organizatat joqeveritare të Boki 13”.

Sipas OBRM-PDUKM-së edhe më tragjike është se këtë rast e paraqesin si sukses dhe jo si kapitullim të shtetit të së drejtës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët e Maqedonisë janë viktimë e bandës kriminale zhvatëse e udhëhequr nga i amnistuari Zoran Zaev. Është viti i tretë që qytetarët e Maqedonisë e paguajnë çmimin e shtrenjtë të banditizmit të këtij pushteti kriminal”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së duke shtuar se drejtësi në Maqedoni nuk ka që kur Zaev është kryeministër dhe vendosi në kontroll gjithë sistemin gjyqësor dhe se përndjekja politike, terrorizimi i kundërshtarëve politik dhe haraçi u bënë përditshmëri për të cilën më meritore ishte dora e djathtë e Zaev, Katica Janeva.

OBRM-PDUKM akuzon se Zoran Zaev është i përfshirë në aferën ‘Haraçi’ duke thënë se ‘askush në Maqedoni nuk beson se Zoran Zaev nuk është i përfshirë në aferën më të madhe kriminale në Republikën e Maqedoni”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme