Google ADS

OBRM-PDUKM: Duhet të ketë zgjedhje të parakohshme

19:02 | 15 Tetor 2019
A. B.

Duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Pavarësisht nëse Maqedonia merr një datë ose jo, shteti nuk mund të vazhdojë klikën kriminogjenike të Zaevit. Kriminaliteti, korrupsioni dhe haraçi nuk mund dhe nuk duhet të vazhdojë. Për sa kohë që Zaev është në pushtet, shteti do të zhytet në krim, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se nëse Maqedonia merr datë për të filluar negociatat Zaev dhe klika e tij kriminogjene nuk kanë aftësi të udhëheqin negociatat dhe nuk do të jenë në gjendje të bëjnë asgjë.

“OBRM-PDUKM me aktivitetet e saj ndërkombëtare ka bërë gjithçka që Maqedonia të fillojë negociatat. LSDM dhe politika e tyre kriminale janë fajtorët kryesorë nëse nuk marrim datë për negociata. Zoran Zaev ka sunduar me krim dhe korrupsion për tre vitet e fundit. Zoran Zaev është i vetmi kryeministër i falur në Evropë. Zoran Zaev qeverisë me dhunë. Mënyra se si Zaev qeveris shtetin shihet nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Maqedonia nuk mund të ecë përpara me Zoran Zaevin. Maqedonia nuk duhet të ndëshkohet për Zoran Zaevin. Maqedonia duhet të marrë datë dhe më pas të zgjedhë një qeveri të re që do të ketë aftësinë të kryejë reformat e nevojshme. Maqedonia ka nevojë për rindërtim”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme