Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Filipçe në vend të masave udhëheq me PR epideminë dhe për këtë shkak Maqedonia ka 22 të vdekur dhe 1.192 të infektuar në një ditë”.
“Përderisa ministri i gjenocidit, Venko Filipçe bën video humoristike, Maqedonia ka ditën më të keqe në epideminë me coronavirusit. Numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit është 1.192 dhe 22 të vdekur”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Sipas tyre, Filipçe nuk ka kë ta akuzoj për paaftësinë e tij por duhet të mbledh guxim dhe të japë dorëheqje.
“Paaftësinë e Qeverisë që të menaxhojë me epideminë e paguajnë qytetarët me shëndetin e tyre dhe me jetën e tyre”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Filipçe dhe Zaev, shtojnë nga kjo parti, për nëntë muaj përgatiten për valën e vjeshtës dhe asgjë nuk bënë.
“Në vend që të mbrojnë qytetarët ata udhëhiqnin marketing politik. Rezultati i kësaj tani kemi shtet me rekord në rajon dhe më gjerë në Evropë me nga numri i të infektuarve dhe vdekje. Duhet të ketë përgjegjësi si nga Zaevi ashtu edhe nga Filipçe për katastrofën në Maqedoni”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...