Partia opozitare OBRM-PDUKM ka uruar qytetarët për Ditën e Pavarësisë së vendit.
“Republikë e Maqedonisë e pavarur dhe sovrane ishte vizioni për të cilin jetuan, krijuan, sakrifikuan dhe luftuan gjeneratat e maqedonasve. Të kesh një copë tokë në të cilën do të ndërtosh të ardhmen ishte ide që mijëra atdhetarë jetuan dhe vdiqën brenda këtyre hapësirave.
E gjithë kjo u bë realitet në referendumin e vitit 1991, kur populli i Maqedonisë, pa hezituar, vendosi me shumicë për shtetin e vet”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.
Nga atje thonë se në këtë ditë 28 vjet më parë, maqedonasit arritën aspiratën e tyre shekullore për të krijuar një Maqedoni të pavarur dhe sovrane, të cilën ata me krenari mund ta quajnë shtëpia e tyre.
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...