“Moska po bën përpjekje të mëdha për mossuksesin e referendumit, me të cilin më 30 shtator shtetasin e Maqedonisë do të deklarohen se a e pranojnë hyrjen e vendit në BE dhe NATO”, shkruan “New York Times”, duke vlerësuar se kjo është qëllimi kryesor i fushatës zgjedhore që po zhvillohet nëpër rrjetet sociale dhe media për parandalimin e zgjerimit të NATO-s.
Gazeta shkruan se Kongresi Amerikan në fillim të vitit 2017 ka ndarë 8 milionë dollarë mjete buxhetore për luftimin e propagandës ruse në Maqedoni, por paratë ende nuk janë shfrytëzuar.
“Mjetet për luftën kundër propagandës ruse në Maqedoni janë mbajtur tërë vitin dhe pritet shpërndarja e tyre efektive”, ka thënë një burim anonim për gazetën amerikane.
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...