Ministri i mjedisit, Naser Nuredini, në emisionin 360 Gradë, ka folur në lidhje me strategjitë që ka pas shteti për të ulur ndotjen e ajrit.
Ai ka thënë se si shtet kanë investuar dhe kanë dhënë subvencione që të ndihmojnë qytetarët dhe të ulet ndotja e ajrit, mirëpo theksoi se kjo gjë për fat të keq nuk ka një zgjedhje të shpejtë, derisa pohoi se do të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim.
“Ne e kemi pas një strategji në shtetin tonë për të zbritur përdorimin e energjisë së pari dhe për të ndërruar mënyrën se si ngrohemi në shtëpitë e tona, por jo vetëm. Këtu dua ta shprehi se nuk janë vetëm shtëpitë të cilat ndotin por edhe ndërtesat shtetërore dhe të pushtetit lokal. Ne kemi investuar, kemi dhënë subvencione për inventar në Shkup, Kumanovë, Tetovë dhe Manastir, pra është një hap i vogël normalisht dhe vazhdon pushteti lokal ta subvencionojë atë ndryshim. Gjithmonë kemi shprehur se do të ndryshohet mënyra jonë se si të menaxhojmë dhe të zvogëlojmë ndotjen e ajrit në qytetet tona. Për fat të keq nuk ka një zgjedhje të shpejt por do të vazhdojmë në këtë drejtim”, tha Nuredini./Alsat/
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...