Nuredini: Maqedonia deri në vitin 2030 pritet të ulë për 51 përqind emetimin e gazrave

21:03 | 14 Prill 2021
Arditë Shkodra

Qeveria ka miratuar Kontributin e Rishikuar Kombëtar në Marrëveshjen e Klimës së Parisit, duke vendosur si synimin e saj kombëtar ambicien për të arritur një ulje prej 51% të emetimeve të gazeve serë deri në vitin 2030 krahasuar me emisionet e vitit 1990, tha Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Siç theksoi ai, ky dokument strategjik është një kontribut i ri, më ambicioz në përpjekjet globale për të ulur emetimet e gazeve serë dhe përqendrohet në zbutjen e ndryshimeve klimatike.

Ministri tha se kjo tregon edhe një herë angazhimin dhe kontributin e vendit në zbatimin e Agjendës së Gjelbër të BE-së dhe Planit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor të BE-së dhe mund të shërbejë si një instrument për investime të zgjeruara.

Të ngjashme