“Tridhjetë fshatra me 62.705 hektarë do të hyjnë në zonën e mbrojtur të Malit Sharr, që është një hap afër për t’u shpallur Park Kombëtar”.
Qeveria në seancën e djeshme e ka konfirmuar tekstin për propozim-ligjin të përgatitur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me të cilin kërkohet që Mali Sharr të jetë rajon i mbrojtur i kategorisë së dytë.
Pasi të miratohet në Kuvend ligji, Qeveria do të duhet të formojë institucion publik, në afat prej 3 muajve, për të cilin tashmë janë siguruar mjetet nga buxheti i shtetit.
Ministri i Mjedisit Jetësor Naser Nuredini, informoi se derisa zgjatë procedura për sjelljen e ligjit, Qeveria ka sjellë vendim që Mali Sharr përkohësisht të jetë i mbrojtur, me qëllim që të ndalohet sjellja e koncesioneve në këtë rajon.
“Në lidhje me ndërtimet e hidrocentraleve të vogla që tashmë janë e shkuar, kemi dhënë afat prej një viti që ministri kompetent të negociojë me investitorët, me qëllim që ata të tërhiqen nga ndërtimet, por njëkohësisht të mos dëmtohet financiarisht shteti. Koncesione të reja nuk do të ketë, kjo është ideja”, tha Nuredini.
Ndryshe, iniciativa që Mali Sharr të shpallet Park Kombëtar, daton nga që viti 1994./Telegrafi/
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...