Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, dje në Bruksel realizoi një varg takimesh në lidhje me dikasterin e tij, në mesin e tyre edhe me eurokomisarin për Mjedis Jetësor, Virginijus Sinkveçius dhe zëvendësdrejtoreshën e përgjithshme për çështje klimatike në BE, Klara de la Tore.
Në një deklaratë për MIA-n, Nuredini konfirmoi se është hapur çështja për zbatimin e Paktit të Gjelbër në Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor.
Pakti i Gjelbër është prioriteti kryesor i Komisionit Evropian gjatë këtij mandati dhe do të jetë pjesë përbërëse e secilës politikë, përfshirë edhe zgjerimin.
Ballkani Perëndimor, edhe pse është një nga rajonet më të ndotura të kontinentit evropian, nuk është pjesë e Paktit të Gjelbër të BE-së, por autoritetet presin që çështja të bëhet pjesë e bisedimeve në muajt e ardhshëm.
“E hapëm çështjen për zbatimin e Paktit të Gjelbër në Maqedoninë e Veriut, megjithatë BE-ja ende punon në Paktin e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe nuk mundi të na japë indikacione për kërkesat specifike që do t’i ketë për rajonin. Në ndërkohë, Ministria punon në transpozicionimin dhe zbatimin e legjislacionit evropian nga sfera e mjedisit jetësor dhe klimës”, deklaroi Nuredini për MIA-n.
Nga bashkëbiseduesit në Bruksel, Nuredini mori mbështetje për programin nacional dhe për masat të cilat i planifikon Qeveria.
Një nga paralajmërimet në media para pak kohësh ishte që Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë në rajon që do ta fillojë tranzicionin energjetik për lëshimin e qymyrit, por Nuredini nuk kishte mundësi tani për tani të japë më shumë detaje, sepse çështja do të ngrihet javën e ardhshme në takimin interinstitucional dhe atëherë do të bëhet të ditura më shumë hollësi për publikun.
Ministri i Mjedisit Jetësor ka realizuar takim edhe me Genoveva Ruiz Kalavera drejtor për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë për Zgjerim. Në takim është biseduar për qasjen e re të BE-së në kuptim të politikës së zgjerimit, si dhe e mënyrave të realizimit dhe programim të mbështetjes evropiane dhe financim.
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...