Google ADS

Nuredini: Amvisëritë janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit

14:23 | 21 Nëntor 2019
A. B.

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, sot në konferencën rajonale për ndotjen e ajrit në vendet e Ballkanit Perëndimor, ka folur sërish për ndotësit e ajrit në vend.

Sipas tij, ndotësit më të madh të ajrit janë amvisëritë dhe mënyra e ngrohjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E dimë se një nga arsyet më të mëdha të ndotjes është ngrohja e shtëpive dhe mënyra me të cilën ngrohemi. Në periudhën e dimrit kjo ndikon në cilësinë e ajrit, ndërsa komunikacioni rrugor është një nga arsyet e ndotjes, si dhe makinat e vjetra, për të cilat e dimë se gati 60 përqind janë nën standardin Euro 4. Prodhimtaria energjetike dhe industria gjithashtu kanë ndikimin e tyre në cilësinë e ajrit”, tha ministri Nuredini.

Ai shtoi se ministria që e drejton, merr masa për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Të ngjashme