Numri i vdekjeve dhe rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni mbetet i larë, bëhet thirrje për mbajtje të maskave

10:26 | 22 Nëntor 2020
Arbresh.info

Numrat me pacientë me coronavirus dhe atyre që u duhet të shërohen në spital mbeten të larta. Për menaxhim më të mirë të situatës dhe përdorimit të të gjitha resurseve në shtet duke përfshirë edhe spitalet private, Qeveria shaplli gjendje krize, ndërsa Shtabi për Menaxhim me Kriza miratoi plan aksional me 17 pika.

Vazhdojnë thirrje e institucioneve kompetente, por edhe të punonjësve shëndetësor të cilët luftojnë me pandeminë për respektim të masave.

“Gjendja e krizës në gjithë territorin e RMV-së për 30 ditë, e që vjen me propozim të Këshillit për Siguri me miratim të Qeverisë do t’i mundësojë armatës të mbështesë policinë dhe spitale”, shkroi në Facebook dje presidenti, Stevo Pendarovski.

Stojançe Angellov në anën tjetër tha se armata do ta ndihmojë MPB-në por edhe spitalet kur është nevoja dhe kërkoi që në Shtabin kryesor të krizës të përfshihen edhe OJQ-të në mënyrë që të ketë më shumë transparencë.

Mjektët gjatë ditës së djeshme bënë thirrje për t’ju përmbajtur masave dhe për të mbajtur largësi trupore dhe maska./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme