Numri i të punësuarve në sektorin publik në Maqedoninë e Veriut në përfundim me 31 dhjetorin e vitit 2022 është 129.374 persona. Ata angazhimin e tyre të punës e realizojnë në 1.354 institucione. Numri i institucioneve në krahasim me vitin 2021 është rritur për tetë.
Kështu njoftoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu. Ai informoi se nga 1.354 institucione, 60 për qind janë në nivel lokal, ndëra rreth 40 për qind në nivel qendror. Prej tyre, më së shumti ose 533 institucione janë të veprimtarisë së arsimit, të punës dhe politikës sociale janë 125 institucione, kulturës – 121, drejtorisë – 117, çështjeve komunale – 113, shëndetësisë – 111, pushtetit vendor – 81, gjyëqsort – 64, drejtësisë -14.
“Krahasuar me Raportin për vitin 2021, numri i të punësuarve në sektorin publik është ulur për 2.714 të punësuar. Nga numri i përgjithshëm, 18.909 persona kanë qenë të punësuar në Armatë, MPB, Agjencinë për Siguri Kombëtare, Agjencinë e Inteligjencës dhe Drejtorinë për Polici Financiare”, theksoi ministri Aliu.
Ai shtoi se përveç si numër, për këta persona të punësuar në Raport nuk paraqiten detaje dhe analiza të tjera. Ai shtoi se kjo është për arsye ligjore dhe sigurie.
Sipas analizës, më së shumti të punësuar nga sektori publik janë në veprimtarinë arsim – 34 për qind, shëndetësi – 18, drejtori – 13, çështje komunale – 9, punë dhe punë sociale – 7, pushtet lokal – 5 për qind…
“Në organet e pushtetit shtetëror, sipas Raportit, janë të punësuar gjithsej 14.531 persona. Numri i të punësuarve në organet e pushtetit shtetëror paraqet vetëm 13 për qind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në sektorin publik. Nga gjithsej 129.374 persona, në Qeveri, ministritë, organet në kuadër të ministrive, organet e pavarura të administratës shtetërore etj janë të punësuar 14.531 persona”, theksoi Aliu.
Në vitin 2022 vërehet një ulje e numrit të doktorëve të shkencave dhe magjistrave, ndërsa për këtë rritet numri i të punësuarve në arsimin fillor. Ai potencoi se më shumë se gjysma, gjegjësisht 55.85 për qind e të punësuarve në sektorin publik kanë të paktën arsim të lartë.
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër
Nesër del para gjykatës, Ilir Meta reagon nga burgu