Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar mbi 40% të votave. Teksa janë numëruar 2201 nga 5362 kuti në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me mbi 51.58% të votave, e ndjekur nga PD me 29.24% të votave dhe LSI me 15.5% të votave.
Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.
Por rritje në shifra nuk vetëm PS, një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas.
Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.
Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si mëposhtë:
PS – 77 mandate
PD – 39 mandate
LSI – 20 mandate
PDIU – 3 mandate
PSD – 1 mandat
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...