Nuk përjashtohen zgjedhje parlamentare dhe presidenciale, bashkë me referendumin për emrin e Maqedonisë

23:05 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Pas arritjes së pajtimit me Greqinë, për propozimin Maqedonia Veriore, kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar referendum për këtë emër.

Mirëpo, ai nuk përjashton mundësinë që së bashku me referendumin, të organizohen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe për kryetar shteti,.

Zaev shprehet se është mendim i tij, dhe se nuk është konsultuar me partnerët e koalicionit, duke shtuar se anketat janë në anën e tij, dhe se është i gatshëm për zgjedhje të reja, përcjell Telegrafi Maqedini.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme