Vazhdojnë përplasjet e dy subjekteve politike rivale për emërimet në Qeverinë teknike. Nga VMRO DPMNE thonë se në ministritë që kanë marrë përsipër të administrojnë gjatë këtyre 100 ditëve, kanë detektuar parregullsi të shumta si në financa ashtu edhe në kuadro të punësuara nga LSDM. Kurse, nga Socialdemokratët thonë se të posa emëruarit nuk janë kompetentë të udhëheqin më atë resorë.
Partia opozitare i adreson akuzat ndaj partisë në pushtet lidhur për punësimin me paga të majme, siç thonë, të mbi 4.100 militantëve partiak që u bënë vetëm për dy muaj në administratën publike
VMRO DPMNE
“Kjo do të thotë që LSDM-ja tashmë ka hedhur njollë të errët në këto zgjedhje, duke punësuar militantë të partisë, të cilët janë burim i nepotizmit. Kjo paraqet korrupsion zgjedhor, me të cilin Zaev dëshiron të shpëtoj nga humbja dhe t’i ikë përgjegjësisë. Këto punësime u bënë kur LSDM e dinte se do të ketë qeveri teknike dhe zgjedhje që do të thotë se kanë bërë prishje të procesit zgjedhor.”
Zv/ministrja plotësuese në Ministrinë e Shoqërisë Informatike Nevenka Stojkovski paralajmëroi një rishikim të punësimeve të kryera gjatë nëntorit dhe dhjetorit. Ndërkaq, nga LSDM-ja thanë se ministrat teknikë dhe zv/ministrat nga radhët e VMRO-së që nga dita e parë i kanë stërmbushur kabinetet e tyre me ushtarë partiak. Sipas socialdemokratëve, vetëm zv/ministri i bujqësisë Cvetan Tripunovski do të punësojë 12 këshilltarë, në një metodë “grueviste” për keqpërdorim të pushtetit.
Për dy vjet e gjysmë Qeveria e LSDM-së nuk ka mundur t’i përmirësoj gabimet e bëra nga ta për 11 vjet, por megjithatë bëri shumë më tepër sesa që ka bërë VMRO-DPMNE në mandatin e tyre. Andaj, habitemi si do të munden ata që për tre muaj me një numër të madh këshilltarësh do të arrijnë t’i përmirësojnë, siç thonë ata, gabimet e këtij pushteti të udhëhequr nga LSDM-ja- deklaroi Milan Zhivkoviq, LSDM.
Nuk munguan kritikat as për ministren teknike të punës dhe politikës sociale Rashel Mizrahi, që kur ajo ngriti polemika lidhur me zvarritjen e mbi 8 mijë rasteve për kujdesin ndaj të moshuarve. Përderisa nga LSDM fajësojnë Mizrahin si jo kompetente për të udhëhequr me këtë resor, aktivistë pro qeveritar në rrjetet sociale kishin vërejtje edhe për origjinën e saj hebraike. VMRO-ja këto akuza i cilësoi si gjuhë të urrejtjes.
Gjatë 100 ditëve të bashkëqeverisjes së dy rivalëve LSDM dhe VMRO, ministrat dhe zv/ministrat plotësues në mënyrë të barabartë do t’i firmosin të gjitha aktet dhe dokumentet. Në të kundërtën, aktet e firmosura vetëm nga njëri deri në periudhën e zgjedhjeve, do të konsiderohen si të pavlefshme. Mandati i Qeverisë teknike zgjat deri në momentin kur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i shpall rezultatet finale të zgjedhjeve, të cilat do të mbahen më 12 prill/express
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...