Nuk ka vendim përfundimtar si do të zhvillohet mësimi, kërkohen më shumë informacione nga MASH

13:35 | 12 Gusht 2020
A. B.

“Ende nuk ka vendim përfundimtar se si do të organizohet mësimi në vitin shkollor 2020/2021. Vazhdojnë konsultimet mes Ministrisë së Arsimit dhe Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse”.

Këtë e tha sot ministri i Arsimit, Arbër Ademi. Ai nuk e përjashtoi edhe mundësinë për shtyrjen fillimit të vitit shkollor.

Ademi në konferencën për media informoi se po shqyrtohen tre modele: prani fizike, mësim online dhe model të kombinuar, duke shtuar se në MASH mbizotëron qëndrimi për prani fizike të nxënësve, por gjithçka varet nga gjendja epidemiologjike.

“Qëndrimi ynë është i qartë, por para së gjithash është i rëndësishëm shëndeti i fëmijëve”, theksoi Ademi.

Ai tha se ka mundësi për prani fizike të nxënësve vetëm në ato vende në të cilat këtë e lejon gjendja epidemiologjike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme