Shumë institucione kulturore në Shkup nuk kanë të punësuar shqiptarë kurse në ato pak që bëjnë përjashtim, shqiptarët e punësuar ballafaqohen me problemin e ngritjës në pozitë.
Në Bibliotekën Kombëtare “Kliment Ohridski”, nga 108 të punësuar vetëm 1 është shqiptar kurse në Muzeun e Maqedonisë nga 99 të punësuar asnjë nuk është shqiptar, përcjell Express.
Për përmasat e diskriminimit të shqiptarëve në institucionet kulturore të Maqedonisë më se ilustrativ është fakti se edhe në Muzeun që mban emrin e humanistes shqiptare, “Nënë Tereza”, nuk ka asnjë shqiptar të punësuar!
Historiani Muzafer Bislimi, i cili është zëvendësdrejtor i muzeut Arkeologjik të Maqedonisë, për Alsat M thotë se ekzistojnë pengesa të mëdha institucionale që bllokojnë çështjen e punësimit të shqiptarëve.
Nga mbi 20 institucionet kulturore që veprojnë në Shkup vetëm katër janë nën udhëheqjën e shqiptarëve, Qendra Nacionale për Konservim, Muzeu Shkencor Natyror, Galeria Nacionale dhe Teatri Shqiptar.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës