Google ADS

Nuk ka probleme në koalicionin qeveritar, thotë ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë

15:53 | 23 Janar 2019
Arbresh.info

Nuk shoh asnjë vrimë dhe probleme në koalicionin qeveritar. Maqedonia nuk ka pse të ketë frikë nëse parti të ndryshme kanë qëndrim të ndryshëm siç edhe tek partitë kur njerëz të ndryshëm kanë qëndrime të ndryshme, kjo është pasuri, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke u përgjigjur në pyetje nëse ekziston krizë e koalicionit të partive në pushtet.

“Nëse nuk do të kishit dallime në qëndrimet tona do të ishit një parti dhe kjo do të thotë se do të kthehemi në një kohë të kaluar dhe të mbaruar. Partnerët e koalicionit kanë ndërtuar paraprakisht konsensus rreth të gjitha çështjeve të mëdha dhe të mos ishte ai konsensus ne nuk do të arrinim deri atje ku jemi tani. Për një vit e gjysmë nga një shtet në robëri të arrijmë në një shtet i cili është ftuar dhe ulet në tavolinën e NATO-s, nuk ishte e lehtë. Që të ndodh kjo, na ka ndihmuar kohezioni brenda në koalicion dhe na ndihmoi fakti se kemi mundur ta marrim në anën tonë votën edhe të njerëzve të cilët janë jashtë koalicionit tonë. Rreth disa çështjeve kemi qëndrime të ndryshme, diskutojmë dhe i zgjidhim, siç është për shembull Ligji për korrupsion i sjellë me aq mbështetje të madhe”, deklaroi Shekerinska gjatë vizitës së sotme në kazermën “Ilinden”.

Theksoi se për shumë çështje debatohet në Qeveri dhe se për pjesën më të madhe është arritur harmonizim dhe shtoi se qëndrimet e ndryshme nuk do të duhet të lidhen me zgjedhjet presidenciale.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për gjoja sondazhet brendapartiake për kandidat për zgjedhjet presidenciale, ministrja Shekerinska tha se ajo nuk ka dëgjuar për sondazhe brendapartiake, por theksoi se më i rëndësishëm është qëllimi çka i duhet Maqedonisë dhe ajo është parashikimi, zgjidhja e problemeve kyçe, hyrja në NATO dhe në BE, gjegjësisht president i cili do të kujdeset për shtetin dhe qytetarët, e jo për veten dhe se kandidatë të tillë ka shumë.

Lidhur me çështjen e dygjuhësisë në uniformat e ARM-së, Shekerinska tha se kjo çështje nuk është futur në Ligjin për gjuhët për arsye të cilat kanë të bëjnë me funksionin e Armatës dhe faktin se uniformat paraqesin uniformim.

E pyetur nëse është e nevojshme të organizohen edhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare me ato presidenciale, ministrja tha se ka qëndrim të saj, por theksoi se do të presë së parë ta ekspozojë në debat partiak që do të fillojë zyrtarisht të premten. /MIA

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme