Gjithsej 1.248 pacientë me coronavirus mjekohen nëpër spitalet e Shkupit të qyteteve tjera dhe se ka shtretër të lirë. Të gjitha repartet disponojnë vende të lira.
Për momentin nuk po mendohet për kufizime të reja, për shkak se tashmë këto masa gradualisht e lehtësojnë situatën. Sipas autoriteteve shëndetësore, masat e tashme japin rezulatete ndërsa kufizime shtesë do të kishte nëse këto nuk japin efektin e duhur.
Në të gjitha vendet në Evropë, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, kombinime të tilla masash japin rezultate dhe se nuk vjen parasysh masa shtesë në Maqedoninë e Veriut.
Filipçe po ashtu bëri të ditur se deri në fund të këtij viti do të ndërtohen katër spitale modulare edhe atë në Kumanovë, Strumicë, Gjevgjeli dhe Strugë.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në Maqedoninë e Veriut kishte 1.022 raste të reja me coronavirus, 41 të vdekur dhe 680 të shëruar.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe