Kryetari i Shoqatës së Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë, Xhamail Saiti sot i promovoi protokollet e Gjykatës Penale dhe Civile në Shkup.
Siç potencoi ai, në Maqedoninë e Veriut nuk ka kushte që gjykimet të zbatohen online për shkak të mungesës së pajisjeve.
“Në radhë të parë pengesë janë ligjet, posaçërisht procedura penale dhe është e domosdoshme përshtatja e tyre. Mendoj se edhe gjykatat nuk kanë pajisje teknike për të zbatuar gjykime duke përdorur internet teknologjinë”, theksoi Saiti.
Ndryshe, ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq më herët deklaroi se duhet të ketë gjykime online për shkak të pandemisë dhe nëse këtë mund ta bëjë sistemi arsimor, të njëjtën mund ta bëjë edhe gjyqësia./Telegrafi/
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës