Zv/kryeministrja për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovska në “Click plus” nuk u përgjigj konkretisht nëse dikush në Këshillin gjyqësor do të duhet të mbajë përgjegjësi dhe do të sanksionohet për mungesën e një kompanie të akredituar që do t’i testojë vlerat morale dhe mirëqenien psikike të kandidatëve për gjykatës.
“Do të shohim Ministria e Drejtësisë me çfarë qëndrimi do të del sepse përsëri do të them se ka marr detyrim nga Qeveria që të ndërmerr përgjegjësi për tejkalimin e problemit sepse”, tha Gërkovska.
Gërkovska tha se është e pashpjegueshme dhe e pa kuptueshme se përse problemi ka ardhur deri në këtë pikë kur gjykata kanë nevojë të madhe për gjykatës.
“Nëse nuk ka institucion të brendshëm që është i kualifikuar të bëj trajnime të tilla atëherë ka mundësi që kjo të bëhet me institucion që është kredibil dhe i akredituar në shtetet tjera. Çështja për integritetin është shumë serioze dhe nuk mundet të improvizohet. Nuk dua të kthehem në të kaluarën dhe të them se për çfarë arsye dhe se si në të kaluarën vendime të tilla janë sjell dhe është improvizuar me institucione të tilla”, deklaroi Sllavica Gërkovska, zv/kryeministri për Qeverisje të Mirë.
Në pritje të zgjidhjes së kësaj problematike për të marrë funksionin e gjykatësit janë aktualisht 8 gjykatës në Gjykatën e Apelit në Shkup, 30 gjykatës të sapo diplomuar nga Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë Publik dhe dy udhëheqës të gjykatave, pra gjithsej 40 vende./TV21/
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%