Kanë kaluar shtatë vjet nga marrëveshja e arritur në sferën e arsimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe dhjetë vjet nga përdorimi i abetares së unifikuar shqiptare në Kosovë, por nxënësit shqiptarë të Maqedonisë së Veriut as këtë vit shkollor nuk do ta kenë në duar abetaren e unifikuar, pavarësisht se Ministria e Arsimit dhe Shkencës në të kaluarën por edhe tani udhëhiqet nga ministra shqiptar, shkruan Portalb.mk.
Viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut filloi dje, por klasat e para nga paralelet shqiptare përsëri vitin e filluan pa abetaren e unifikuar, që për dallim, nxënësit e Kosovës dhe Shqipërisë do të mësojnë shkrim-leximin nga aty. E njëjta dje edhe u përurua në Gjakovë.
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, para dy ditëve përmes konferencës për shtyp premtoi se do gjejnë zgjidhje që kjo abetare të përdoret edhe në Maqedoninë e Veriut.
“Që në komunikimet e para që kam pasur me Ministrinë e Arsimit në Kosovë, në të njëjtën kohë me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë, kanë qenë procedura të filluara më herët. Po shihet çdo lloj mundësie ligjore, brenda ligjeve ekzistuese tona, brenda programeve mësimore, që ajo abetare të vazhdojë rrugëtimin edhe në vendin tonë. Jam i bindur që së shpejti do gjejmë zgjidhje për këtë çështje. Unë do të siguroj librin, do ta jap për tu vlerësuar nga ana e Byrosë anën përmbajtësore dhe pastaj do të shohim për veprimet tjera”, tha Shaqiri.
Ndërkaq dje, zëvendës-kryeministri i parë, Artan Grubi njoftoi se së bashku me ministrin Shaqiri kanë diskutuar për format e përfshirjes së këtij materiali mësimor në programin arsimor.
“Dje njoftova edhe Kryeministrin Kovaçevski për iniciativën, si dhe bisedova me Kryeministrin Rama për këtë çështje të cilën e kishim diskutuar në takimin tonë të fundit dhe kam bindjen që Jetoni do ta nis procesin e përfshirjes së Abetares në procesin tonë arsimor”, tha dje Grubi.
Kujtojmë që edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në takimin e përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës deklaroi që kanë folur edhe me përfaqësuesit nga Maqedonia e Veriut që kjo abetare e unifikuar të mbërrij te çdo fëmijë shqiptar, anembanë trojeve shqipfolëse.
Përndryshe, këtë vit bëhen shtatë vjet nga marrëveshja e arritur në sferën e arsimit ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë. Edhe pse ka marrëveshje mes dy shteteve, abetare nuk ka. Ndërkohë, janë bërë dhjetë vjet nga përdorimi i abetares së unifikuar shqiptare në Kosovë.
Përdorimi i abetares së unifikuar nga nxënësit shqiptarë të Maqedonisë paraprihej me ndryshim të ligjit të teksteve shkollore. Mirëpo, autoritetet, konkretisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës, edhe pse e përbërë nga kuadro shqiptar, deri më tani zgjidhje për të njëjtën nuk ka gjetur.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...