Edhe pse Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se po shpërndahen lloje të reja të coronavirusit që nuk kanë qenë të pranishme më herët, nuk po mendohet mbyllja e përhapjes së llojeve të reja të coronavirusit.
“LLojet e reja të coronavirusit për herë të parë janë vërejtur në vendin tonë. Komisioni për Sëmundje Ngjitëse po e ndjek gjendjen epidemologjike në vend, dhe tani nuk ka vendime për rekomandime të reja”, thonë nga MSH.
Në raportin javor të publikuar sot, ISHP njoftoi se në analizat e fundit të ASHAMV kanë zbuluar lloje të reja të coronavirusit që nuk kanë qenë më herët.
“Sipas analizave të ASHAMV, në periudhën e fundit janë zbuluar lloje të reja qv nuk kanë qenë të pranishme te pacientët në shtetin tonë, që mund të thuhet se ka importim të rasteve të reja të coronavirusit nga jashtë”, thuhet në raportin javor të ISHP-së.
As ASHAMV as ISHP nuk kanë informacione më të hollësishme në lidhje me llojet e reja të virusit./Telegrafi/
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren