Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, sot ka mbajur konferencë shtypi për ngjarjet e mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Unë si ministër, në emër të ministrisë, i dënoj ngjarjet që ndodhën mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë. Dua të ju njoftoj se pjesë të MPB-së nuk e kanë kryer punën, për të cilën do të kenë përgjegjësi. Unë si ministër insistova që të formohet shtab të krizës ku janë përfshirë udhëheqës të policisë. Ishin të përfshirë tre skenare: protesta të qeta, kur do të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe kur do të zgjidhet qeveria. Përgjegjës të këtyre skenareve ishte Mitko Çavkov i cili nuk ishte i kapsëm për mua, edhe pse e kam kërkuar. Për fat të keq, strukturat e MPB-së ishin të ndikuar politikisht që të respektojnë detyrat dhe ligjin. Këto struktura kanë respektuar urdhërat e partisë.
Kontrolla e brendshme do të kërkojë përgjegjësi për të gjithë që nuk respektuan vendimet. MPB është institucion që patjetër të ruaj rendin dhe sigurinë e jo që do të punojë për urdhërat politike. Dua që edhe personalisht të ju falemnderohem të gjithë zyrtarët që kanë bërë punën e tyre duke futur situatën në binarë. Prej mbrëmë kemi nisur bashkëpunimin me Prokurorinë Themelore Publike që të gjejmë fajtorët dhe bëj thirrje deri tek prokuroria që të dënojë fajtorët.
Ajo që policia nuk e kreu detyrën ka nxitur konflikt para Kuvendit. Disa struktura as që kanë lejuar që Ndihma e Shpejtë nuk ka lejuar që të futet në oborrin e Kuvendit për të dhënë ndihmë. Ndjej përgjegjësi për mos heqjen e ndikimit të politikës në ministri. Për këtë terhiqem nga posti, duke kërkuar edhe përgjegjësi nga strukturat që nuk kanë bërë punën.” tha sot Nuhiu.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...