Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu së bashku me zëvendësdrejtorin e Byrosë për siguri publike, sot qëndruan për vizitë në Dibër.
Pas takimit me ushtruesin e detyrës kryetar i Komunës, Hekuran Duka, kryetari i Këshillit, Bashkim Mashkulli, shefi i Stacionit policor të kompetencës së përgjithshme në Dibër, Argëtim Vojnika, Nuhiu tha se qëllimi i vizitës është ta transmetojnë porosinë për interesimin për bashkëpunim të pushtetit lokale dhe policisë, e e tërë kjo në interes të komunitetit.
Ai dha vlerësim për gjendjen e sigurisë në vend, me theks të posaçëm në Dibër.
“Gjendja e sigurisë në vend është stabile. me theks të posaçëm në Dibër dëshiroj të them se qytetarët e Dibrës janë njerëz të mirë me nivel të lartë të vetëdijes për t’i kuptuar rrethanat politike nëpër të cilat po kalojmë, si në nivel lokal, ashtu edhe në atë shtetëror. Gjithsesi ne jemi të interesuar që kuadri profesional të jetë në shërbim të qytetarëve të Dibrës”, tha Nuhiu.
Në pyetjen e gazetarëve, ai bashkëpunimin me policinë e Republikës së Shqipërisë e vlerësoi si të mirë në të gjitha segmentet.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...