Mediat serbe i janë rikthyer çështjes së Ismail Morinës. “Ballisti” gjendet ende në Kroaci, në pritje se çfarë do të ndodhë me fatin e tij, nëse do të ekstradohet apo jo në Serbi. Por, tifozi që mori autorësinë për ngritjen e dronit në stadiumin e Beogradit në vitin 2014 në sfidën Serbi-Shqipëri, tashmë ka bërë një kërkesë për azil politik në Kroaci.
Pikërisht kjo kërkesë ka ngacmuar median serbe “Vecernje Novosti” që shkruan se: “Shqiptarët luten që Morina të bëhet nënshtetas kroat”. Gazeta në fjalë shkruan se diplomatët serbë, shqiptarë dhe ata kroatë janë në kontakte për të zgjidhur çështjen e “Ballistit”, transmetojnë mediat në Shqipëri.
Në qershor, Morina u arrestua në Dubrovnik dhe Gjykata kroate vendosi fillimisht ekstradimin e tij në Serbi. Por, Gjykata e Lartë e Kroacisë vendosi anulimin e këtij vendimi. Sipas gazetës serbe “Novosti”, diplomatët shqiptarë po u bëjnë presion homologëve të tyre në Zagreb që të heqin dorë nga ekstradimi, duke i propozuar qeverisë kroate pranimin e kërkesës për azil politik nga ana e Ismail Morinës.
Një gjë e tillë sipas gazetës serbe do të parandalonte ekstradimin e tij drejt Beogradit. “Novosti” zbulon se kjo zgjidhje do të miratohet së shpejti, ndërsa kjo gazetë shkruan me nota kritike se politika ka “njollosur duart” në këtë rast. Nga njëra anë, pala kroate kërkon që procesi ligjor të respektohet, duke ditur se kjo është e rëndësishme për Serbinë, me të cilën marrëdhëniet së fundmi nuk kanë qenë të shkëlqyera.
Më tej “Novosti” shkruan se Zagrebi dëshiron të ketë marrëdhënie të qëndrueshme me Tiranën dhe respekton dëshirën e palës shqiptare për të zgjatur zgjidhjen e Ismail Morinës. Kështu kroatët u lejojnë diplomatëve shqiptarë të vizitojnë “Ballistin”. Sipas gazetës në fjalë, Serbia ka dhënë garanci se pas ekstradimit, Morinës do t’i respektohen të drejtat e tij, ndërsa shkruan me dyshim për deklaratën e “Ballistit” se ka frikë për jetën e tij nëse ekstradohet në Serbi.
“Morina është shprehur se gjoja i rrezikohet jeta në burgjet serbe”, shkruan “Novosti”, duke vijuar më tej: “Morina nuk e ka paguar provokimin që bëri në Beograd. Avokatët e Ismail Morinës supozojnë se në Serbi ai mund të dënohet me tetë vjet burg. Vëllai i Ismail Morinës ka nisur një fushatë të gjerë në Shqipëri, së bashku me tifozët shqiptarë duke kërkuar aktivizim të fortë të diplomacisë shqiptare për të ndaluar ekstradimin drejt Serbisë”.
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...