Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mbajti takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Audun Halvorsen, ku në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u nënshkrua edhe Marrëveshja për Bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë përfaqësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe Zyrës Rajonale për Projekte të Kombeve të Bashkuara – UNOPS për grant mjete në lartësi prej dy milion eurosh, mbështetje për zhvillimin socio- ekonomik të vendit, si dhe mbështetje për procesin e eurointegrimeve, njofton Telegrafi Maqedoni.
Osmani theksoi se me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme bilaterale për ndihmë financiare në lartësi prej 2 milion euro, si pjesë e programit për zhvillim socio- ekonomik të rajonit, krahas mjeteve të parapara për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal në njësitë për vetëqeverisje lokale, ka edhe komponentë të rëndësishme për mbështetje të procesit të integrimeve evropiane të vendit, që aktualisht paraqet prioritet të lartë për vendin. “Me këto mjete, Qeveria, por në veçanti Sekretariati për Çështje Evropiane, do të merr mbështetje të rëndësishme për përgatitjen e administratës për hyrje në fazën e 2të të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim; mbështetje për strukturën negociuese për procesin e negociatave; si dhe mbështetje për procesin negociues të vendit, në përputhje me udhëzimet e shënuara në konkluzat e Këshillit të qershorit të Bashkimit Evropian”, theksoi Osmani.
“E gjithë kjo flet, përveç mbështetjes së rëndësishme financiare, mjetet si grant që i siguron Mbretëria e Holandës, vinë në vend të duhur dhe për nevojat e duhura të vendit, duke i mbështetur prioritetet tona më të rëndësishme – me sukses të përgatitemi për fillimin e negociatave në qershor të vitit 2019”, shtoi Osmani. /Telegrafi/
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...