Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot do të dorëzohet donacion prej 76 automjeteve nga Norvegjia.
“76 automjete, nga të cilat 36 janë automjete të lehta këmbësorie të tipit Mercedes Benz-290GD, Multi 2 dhe 40 automjete transportuese kamionë Skania-P3, janë të fundit nga projektet e shumta të bashkëpunimit të vazhdueshëm të shkëlqyer në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Norvegjisë”,thonë nga Ministria e Mbrojtjes, shkruan Zhurnal.mk.
Në aktin e dorëzimit zyrtar do të marrin pjesë edhe udhëheqja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë, gjeneralë në Armatë dhe komandantë të njësive.
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë