Nga ndërmarrja publike “Hekurudhat” njoftojnë se komunikacioni hekurudhor në Korridorin 10 në relacionin Shkup-Kumanovë (Tabanoc) në të dyja drejtimet është normalizuar.
“Ekipet e ndërmarrjes publike për infrastrukturë hekurudhore të Republikës së Maqedonisë së Veriut pas heqjes së vagonëve u mobilizuan në mënyrë maksimale dhe punuan deri në orët e hershme që të rregullojnë binare dhe të sigurojnë lëvizjen normale të komunikacionit hekurudhor”, thuhet në njoftimi e kësaj ndërmarrje publike, njofton telegrafi maqedoni.
Ata shtojnë me këtë është mundësuar lëvizja e komunikacioni në korridorin 10, përkatësisht Shkup-Kumanovë (Tabanoc) në të dyja drejtimet.
Komunikacioni hekurudhor në këtë pjesë u ndalua për shkak të aksidentit që ndodhi rreth orës 2 më 3 korrik kur treni doli nga binarët.
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja