Ministrat për Punë të Jashtëm dhe Punë Evropiane të BE-së do të kthehen sot për herë të parë që nga bllokada franceze në tetor për çështjen e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor dhe negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Këshilli për Çështje të Përgjithshme i cili mbahet sot nuk parashikon ndonjë përfundim konkret, por thjesht një shkëmbim mendimesh midis shteteve anëtare dhe një përpjekje për të dalë nga qor-sokaku pasi që Parisi bllokoi negociatat me Maqedoninë e Veriut me pretekstin se më parë ishte e nevojshme reforma e procesit të negociatave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Diskutimi do të përfshijë gjithashtu propozimet e fundit të Francës (non-paper) për një proces negocimi më politik, më të besueshëm dhe gradual. Franca dëshiron që Këshilli i BE-së deri në janar 2020 ti kërkojë zyrtarisht Komisionin Evropian që të fillojë punën për një “metodologji të re”. Në këtë kohë është e pasigurt nëse ky propozim është plotësisht i pranueshëm për vendet që mbështesin zgjerimin, të cilat janë në shumicën e BE, pasi do të marrë një kohë të gjatë për të zhvilluar një metodologji të re, thonë diplomatët nga disa vende anëtare të BE-së.
Komisioni Evropian deri më tani nuk ka komentuar propozimet franceze, sepse ato nuk janë të autorizuara, tha një zëdhënës i institucionit disa ditë më parë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...