Partia Demokratike e Serbisë u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë që të flasin në lidhje me kushtet e Bashkimit Evropian në drejtim të Serbisë.
Është deklaruar se ka ardhur koha që Serbia të dalë nga rrethi vicioz i integrimit evropian dhe të përkushtohet në rregullimin e shoqërisë.
Lideri i PDS-së, Millosh Jovanoviq, beson se Serbia e ka kryesisht të nevojshme hapjen e debatit mbi Bashkimin Evropian.
“Është e qartë se nënshkrimi i një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për njohjen e Kosovës nuk është i vetmi kusht për anëtarësim në BE, është gjithashtu edhe ndryshimi i politikës ndaj Rusisë”, ka thënë Jovanoviq.
Ai ka theksuar se ka dëgjuar nga Ministrja e Integrimit Evropian, Jadranka Joksimoviq, e cila ka deklaruar se qëllimi strategjik i qeverisë serbe është anëtarësimi në BE.
Ajo tha se debati mbi BE-në në Serbi është dashur të hapet shumë kohë më parë, dhe se i është dhënë hapësirë e gjerë e debatit publik mbi çështjet kyçe të shtetit dhe shoqërisë.
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...