Një deklaratë e nënshkruar nga njëzet eurodeputetë i bën thirrje Bullgarisë të miratojë kornizën negociuese të BE për Maqedoninë e Veriut dhe të mundësojë përparim edhe për Shqipërinë
Deputetët nga të gjitha partitë politike në Parlamentin Evropian kërkojnë që të mos humbet shansi i sotëm për “dritë jeshile” që BE të mbaj konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut deri në fund të këtij viti, transmeton Alsat.
“Duke tërhequr vërejtjen se bllokimi i bisedimeve për integrim të Maqedoninë së Veriut dhe Shqipërinë kërcënon kredibilitetin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, ata i bëjnë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që të gjejnë kompromis mbi çështjet bilaterale për të shmangur vonesat e mëtejshme të procesit”, thuhej në letër.
Bullgaria, bëjnë thirrje eurodeputetët, duhet të miratojë hapjen e konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur, duke njohur kështu përpjekjet e vendit në procesin e integrues në BE. Ata gjithashtu i bëjnë thirrje palës maqedonase të “bëjë çdo përpjekje” për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Shqipërisë, e cila gjithashtu sot nuk pritet të marrë “dritën e jeshile” sepse debati i zgjerimit është hequr nga axhenda dhe shfaqet vetëm si një pikë informacioni, duhet t`i pranohen përpjekjet për reforma, thonë eurodeputetët.
Letra u nënshkrua nga raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, deputeti bullgar Ilhan Kuçuk, si dhe nga deputetë të tjerë të njohur për publikun maqedonas – Tanja Fajon, David McAllister, Reinhard Butikofer dhe të tjerë.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë