Njëri nga katër të pafajshmit e “Grupit Kumanova” mbetet në arrest shtëpiak

18:20 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Vetëm një javë pasi Gjykata Penale e Shkupit u shqiptoi dënimin me 746 vjet burg për të akuzuarit për rastin Kumanova, sot tre të burgosur të tjerë janë liruar nga burgu i Shutkës.

Tre nga katër të burgosur janë liruar pas qëndrimit në burg prej dy vjet e gjysmë ndërsa njeri nga ta është liruar në arrest shtëpiak.

Që nga mëngjesi, familjarët e Besnik Ajdinit, Besnik Bajramit dhe Fazli Osmanit prisnin para burgut të Shutkës daljen e familjarëve të tyre.

Të burgosurit shqiptarë akuzoheshin për terrorizon në lidhje me rastin në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme